Erdogan reagon pas vdekjes së aktorit: Ishte shembull me artin, staturën dhe karakterin e tij

Një nga aktorët më të njohur në historinë e kinematografisë turke, Cuneyt Arkin ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Erdogan e ka cilësuar aktorin, Cuneyt si një shembull për të gjithë ne me artin, qëndrimin dhe karakterin e tij.

“Me pikëllim të madh mësova për vdekjen e artistit të madh Cüneyt Arkın, një mjeshtër aktor i kinematografisë turke, shembull për të gjithë ne me artin, qëndrimin dhe karakterin e tij

Kategoritë
BotaLajme