Erdogan: Ronaldo kishte një ndalim politik në Katar, ai është personi që qëndron në mbrojtje të Palestinës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se futbollisti portugez Cristiano Ronaldo kishte një “ndalim politik” nga Kupa e Botës në Katar.

“Ata e shpërdoruan Ronaldon. Fatkeqësisht, i vendosën një ndalim politik. Të vendosësh një lojtar si ai në fushë vetëm 30 minuta të mbetura në lojë ishte një mënyrë për të shkatërruar psikologjinë e tij dhe për t’i hequr energjinë,” tha Erdogan.

“Ronaldo është dikush që mbron Palestinën”.Ronaldo, kujtojmë, ishte shumë i pakënaqur pas eliminimit nga Kupa e Botës në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut, kur nuk e nisi ndeshjen nga stoli, por pati një shans në pjesën e dytë dhe nuk arriti t’i ndihmojë shokët e skuadrës.
Ai shkoi në dhomat e zhveshjes i përlotur, më vonë tha se ëndrra e tij më e madhe në karrierën e tij futbollistike ishte ndërprerë, por se ishte gati të vazhdonte dhe se e prisnin sfida të reja. Kujtojmë se ai aktualisht është pa klub pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United në prag të Kupës së Botës.

Kategoritë
BotaLajme