Erdogan shpërndan dhurata në Azi: Çdo lider shtetëror mori një makinë të prodhimit turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar turneun e tij të madh në Azi, duke ndjekur një praktikë të dhurimit të makinave për liderët me të cilët takohet.

Pasi i dhuroi një automjet të prodhimit turk Togg kryeministrit të Malajzisë, Erdogan bëri të njëjtën gjë edhe gjatë vizitës së tij në Pakistan.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet të Azisë Juglindore, Erdogan i dhuroi kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif një makinë elektrike të prodhimit turk, modelin Togg T10X SUV, në Islamabad.

Erdogan e shoqëroi Sharifin në sediljen e pasagjerit, ndërsa lideri pakistanez provoi makinën.

Përveç kryeministrit, edhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, mori një makinë në dhuratë.

“Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdogan, i dhuroi makinën elektrike turke Togg presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zardari, në kryeqytetin Islamabad”, thuhet në një deklaratë të Partisë AK.

Një praktikë e ngjashme është ndjekur edhe në Indonezi, ku Erdogan i dhuroi kryeministrit të këtij vendi të njëjtin model automjeti.

Togg T10X është një SUV plotësisht elektrik i segmentit C, i prodhuar nga kompania Togg. Ky model filloi të prodhohej në vitin 2022, dhe kompania planifikon të prodhojë gjithsej pesë modele makinash elektrike deri në vitin 2030.

Kategoritë
BotaLajme