Erdogan: Shpresojmë që edhe pas 28 majit të vazhdojmë ta mbrojmë trashëgiminë e të ndjerit Alija

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 28 maj dhe në njoftimin e tij të fundit ka kujtuar edhe kryesuesin e parë të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Alije Izetbegoviq.

Në një postim në Twitter, Erdogan kujtoi të gjitha projektet e suksesshme të iniciuara nga qeveria turke në 20 vitet e fundit dhe lidhjet që janë ringjallur pas një shekulli.

“Nuk mund ta falënderojmë Zotin sa duhet që kemi një shtëpi si Turqia. Nuk kemi lënë asnjë nga vëllezërit dhe motrat tona nga Rumelia në Kaukaz, me parullën “Kudo që kemi qytetar apo të afërm, aty jemi”. Jemi përqafuar përsëri me të gjitha vendet që ndajmë me histori, gjuhë, besim dhe kulturë të përbashkët”, tha Erdogan.

Ai shtoi se krijimi i Organizatës së Shteteve Turke forcoi më tej lidhjet e Turqisë me republikat e tjera turke. Dhe si u çlirua Karabaku së bashku me Azerbajxhanin pas 30 vitesh pushtim.

“Me Gjysmëhënën tonë të Kuqe, AFAD dhe organizatat joqeveritare, ne i dolëm në ndihmë vëllezërve tanë në ditë të vështira, kur ndodhi një përmbytje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe një tërmet në Shqipëri, ne ishim të parët që u qëndruam pranë vëllezërve tanë. ”, tha Erdogan.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Erdogan ka postuar një foto të vizitës së tij në varrezat e Kovaçës së bashku me mesazhin.

“Shpresojmë që edhe pas 28 majit të vazhdojmë ta mbrojmë trashëgiminë e të ndjerit Alija”, tha Erdogan në fund.

Kategoritë
BotaLajme