Erdoğan takon kreun e NATO-s Stoltenberg në Istanbul

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërriti dje në Turqi për një vizitë treditore

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, priti në Istanbul Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pritjen e mbajtur në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes ishin të pranishëm edhe zonja e parë e Türkiye-s, Emine Erdoğan dhe bashkëshortja e Stoltenbergut, Ingrid Schulerud.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërriti dje në Türkiye për një vizitë treditore që pritet të përqendrohet rreth zgjatjes së marrëveshjes së grurit të Istanbul-it dhe synimet e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës.

Stoltenberg dje në Stamboll u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Kategoritë
BotaLajme