Erdogan tregon si e njohu pavarësinë e Kosovës: SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

Presidenti turk, Recep Tayp Erdogan, në konferencën për media pas takimit që pati me kryeministrin kosovar Albin Kurti, ka treguar se si e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Erdogan tha se ishte duke e drejtuar mbledhjen e kabinetit kur mori vesh se të parët që njohën Kosovën ishin SHBA’të.

Pasi nuk patën mundësi me qenë të parët që njohin shtetin e Kosovës, Erdogan kishte thënë se Turqia do të jetë vendi i dytë që do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Atë kohë, kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe ma komunikuan që SHBA-ja e kishte njohur si vendi i parë, dhe thashë se ne do të jemi vendi i dytë që e njohim Kosovën. Qoftë e hajrit. Është domethënëse kjo. Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani. Ne po vazhdojmë përpjekjet për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare.  Mbështesim Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO”, tha Erdogan në konferencën për media.

 

Kategoritë
LajmeVendi