Erdoğan: Türkiye dhe Egjipti kanë qëndrim të unifikuar për çështjen palestineze

“Fajtorët pas vdekjes së 41 mijë të pafajshmëve në Gaza duhet të jenë në sallat e gjyqit, jo në podiumet parlamentare”, tha Erdoğan

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye dhe Egjipti kanë qëndrim të unifikuar për çështjen palestineze dhe se kontributet e tyre për paqen dhe stabilitetin rajonal janë “jetike”, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit në Ankara me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, presidenti Erdoğan tha se Izraeli dhe mbështetësit e tij janë përgjegjës për “çdo person të pafajshëm që vdes në Gaza për shkak të urisë, etjes ose mungesës së ilaçeve”.

“Fajtorët pas vdekjes së 41 mijë të pafajshmëve në Gaza duhet të jenë në sallat e gjyqit, jo në podiumet parlamentare”, tha Erdoğan.

Siç theksoi ai, Izraeli demonstroi mentalitetin e tij “duke vrarë personin me të cilin po negocionte dhe vazhdon qëndrimin pa kompromis dhe bllokues të tij” në arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës së rrethuar.

“Të parandalohet Izraeli nga tërheqja e rajonit tonë në tensione të mëtejshme mund të arrihet vetëm duke braktisur politikat ambivalente”, u shpreh ai.

Më tej, presidenti turk gjithashtu theksoi se Türkiye dhe Egjipti riafirmuan vendosmërinë për të avancuar bashkëpunimin e tyre në çdo fushë, duke përfshirë industrinë, mbrojtjen, shëndetin, mjedisin dhe energjinë

“Ankaraja po përparon me vendosmëri drejt qëllimit të saj për të rritur vëllimin e tregtisë me Kajron në 15 miliardë dollarë brenda 5 viteve të ardhshme”, tha ai.

Presidenti egjiptian: Vizita në Türkiye “hap rrugën për një fazë të re” në marrëdhëniet tona

Presidenti el-Sisi, nga ana e tij, tha se vizita e tij në Türkiye hap rrugën për një fazë të re në marrëdhëniet turko-egjiptiane.

“Vizita ime në Türkiye hap rrugën për një fazë të re në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, tha el-isi.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një rritje të komunikimit midis dy kombeve në vitet e fundit”, tha ai.

Presidenti egjiptian po ashtu përshëndeti përpjekjet e afrimit midis Türkiyes dhe Sirisë që, siç tha ai, synojnë “arritjen e një zgjidhjeje politike dhe lehtësim të vuajtjeve të popullit sirian në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Presidenti egjiptian mbërriti në Ankara sot për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit turk.

Kategoritë
BotaLajme