Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij tashmë ka hyrë në mesin e 11 vendeve që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij tashmë ka hyrë në mesin e 11 vendeve që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit, raporton Anadolu.
Duke folur në ceremoninë e vënies në punë të TURKSAT 6A në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se me TURKSAT 6A, të zhvilluar me mbi 80 për qind prodhim vendas, Türkiye u bë një nga 11 vendet që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.
“Me lëshimin e TURKSAT 6A, mbulimi i popullsisë në mbarë botën nga satelitët turq do të rritet nga 3,5 miliardë në 5 miliardë”, tha ai duke shtuar:
“Türkiye tani me përfitimet e arritura ka mundësi të rëndësishme për të krijuar markën e saj kombëtare satelitore, për të themeluar kompaninë kombëtare hapësinore”.