Erdoğan: Turqia dhe Kolumbia ngritën lidhjet e tyre dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik

Presidenti Erdoğan mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kolumbian, Ivan Duque Marquez, pas një takimi në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij dhe Kolumbia ngritën lidhjet e tyre dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik pas nënshkrimit të një memorandumi të përbashkët, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kolumbian, Ivan Duque Marquez, pas një takimi në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

Gjatë takimit, dy liderët diskutuan për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe mes Ankarasë dhe Bogotës.

“Turqia dhe Kolumbia i kanë ngritur lidhjet e tyre dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik me memorandumin e përbashkët”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se në fillim të muajit gusht planifikon të bëjë një vizitë në Kolumbi, së bashku me një turne në rajon.

Kategoritë
BotaLajme