Erdoğan: Turqia tregoi “fuqinë e saj diplomatike” gjatë luftës në Ukrainë

“Roli ynë kritik në hapjen dhe mirëmbajtjen e korridorit të grurit si dhe në shkëmbimin e të burgosurve (midis Rusisë dhe Ukrainës), është një shembull i rëndësishëm i fuqisë diplomatike të Turkiye-s”, tha presidenti Erdoğan.

Türkiye tregoi “fuqinë e saj diplomatike” gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Roli ynë kritik në hapjen dhe mirëmbajtjen e korridorit të grurit si dhe në shkëmbimin e të burgosurve (midis Rusisë dhe Ukrainës), është një shembull i rëndësishëm i fuqisë diplomatike të Turkiye-s”, tha presidenti Erdoğan në Forumin e Politikave dhe Paradigmave të Reja në Istanbul.

“Türkiye ka luajtur rolin e një force balancuese që nga fillimi i luftës në shkurt, falë marrëdhënieve tona me presidentët rus dhe ukrainas dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së”, shtoi presidenti turk.

Ankaraja dhe Erdoğan ishin përsëri në ballë të përpjekjeve ndërmjetësuese këtë javë, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e drithit e nënshkruar nga Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina në Istanbul në korrik.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja më 29 tetor, duke akuzuar Ukrainën për sulmin e flotës së saj detare të vendosur në Detin e Zi.

Türkiye dhe OKB-ja, megjithatë, arritën të bindin Moskën që të rishqyrtojë vendimin, duke shënuar fundin e një bllokimi të tensionuar që kishte kërcënuar të përkeqësonte krizën globale të ushqimit.

Kategoritë
BotaLajme