Erdoğan: Turqia zbulon 150 milionë fuçi rezerva të naftës

“Ne zbuluam 150 milionë fuçi rezerva neto të naftës në malin Gabar. Është një nga dhjetë zbulimet më të mira në vitin 2022. Vlera e rezervës është afërsisht 12 miliardë dollarë,” tha presidenti Erdoğan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se Türkiye ka zbuluar 150 milionë fuçi rezerva të naftës në një mal në juglindje të vendit, me vlerë 12 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne zbuluam 150 milionë fuçi rezerva neto të naftës në malin Gabar. Është një nga dhjetë zbulimet më të mira në vitin 2022. Vlera e rezervës është afërsisht 12 miliardë dollarë,” tha presidenti Erdoğan pas mbledhjes së kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Presidenti turk theksoi se Ankaraja synon të rrisë prodhimin e saj ditor në 100 mijë fuçi në 100-vjetorin e Republikës së Turqisë, me më shumë kërkime sizmike, me më shumë shpime dhe me metoda të rritjes së produktivitetit.

Kategoritë
BotaLajme