Një samit arab do të mbahet në Riad të shtunën dhe një tjetër për vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të dielën, në të cilat do të diskutohet konflikti i Gazës dhe pasojat e tij humanitare
Arabia Saudite ka bërë të ditur se do të jetë nikoqire e dy samiteve për liderët arab dhe islamik për të diskutuar konfliktin në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Ministria saudite e Punëve të Jashtme tha se një samit arab do të mbahet në Riad të shtunën dhe një tjetër për vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të dielën, në të cilat do të diskutohet konflikti i Gazës dhe pasojat e tij humanitare.