Erdogan uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë së Shqipërisë ka njoftuar se në një bisedë telefonike presidenti Erdoğan ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje.

Gjithashtu sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, kryeministrin Rama e ka uruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në gjuhën shqipe, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

Kategoritë
LajmeRajoni