Erdoğan: Vendi i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë

“Vendi i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë. Rolin tonë të kësaj e treguam edhe njëherë si pioner në zgjidhjen e krizës globale të drithit”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i  Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se “Vendi i Türkiye-s për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë. Rolin tonë të kësaj e treguam edhe njëherë si pioner në zgjidhjen e krizës globale të drithit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan bëri vlerësime dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit për në Türkiye pas takimit që zhvilloi në Soçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në lidhje me tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, presidenti Erdoğan tha: “Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në rajon. Nuk duhet të lejojmë të shfaqet një krizë e re në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe pandemia e koronavirusit vazhdojnë efekteve negative në ekonominë dhe stabilitetin global”.

Duke iu rikujtuar vizita që kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi zhvilloi në Tajvan, presidentit Erdoğan iu drejtuan pyetjet se “Pasi kryetarja e Dhomës u largua nga Tajvani, Kina filloi një stërvitje që të kujton skenarin e një pushtimi. Ku mendoni se do të evoluojë ky tension? Si ndikon në pozicionin e Türkiye-s një konflikt i mundshëm në Paqësor? Kryesisht në aspektin ekonomik a jemi të përgatitur nëse shfaqet një krizë?”.

Në përgjigjen e tij, Erdoğan tha: “Ne jemi gati për të gjitha, nuk ka ndonjë problem. Po ndjekim nga afër zhvillimet në rajon. Nuk duhet të lejojmë të shfaqet një krizë e re në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe pandemia e koronavirusit vazhdojnë efekteve negative në ekonominë dhe stabilitetin global”.

Erdoğan vuri theksin mbi rëndësinë se të gjitha palët duhet të veprojnë me vetëpërmbajtje dhe sens të përbashkët për të ulur tensionet e shfaqura lidhur me Tajvanin.

– “Gjermania dhe Franca, bëhen vegël e propagandës greko-qipriote”

Në pyetjen se “Evropa po përballet me krizë të thellë energjetike. Përballë kësaj Gjermania dhe Franca shohim se kanë vendosur në objektiv Türkiye-n duke zotëruar dhe mbrojtur pretendimet e padrejta të Greqisë. Si i vlerësoni këto deklarata të ardhura nga Berlini dhe Parisi, teksa Türkiye paraqet një diplomaci që do të zgjidhë plotësisht krizën e drithit dhe energjisë?, presidenti Erdoğan rikujtoi se ndaj këtyre deklaratave të njëanshme përgjigjet e duhura i ka dhënë ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Gjermania dhe Franca, janë bërë vegël e propagandës greko-qipriote, Erdoğan tha: “Është e papranueshme që vendi ynë të kritikohet me vlerësime jo të drejta, teksa injorohen hapat e Greqisë që shpërfillin ligjin ndërkombëtar. Vendi i Türkiye-s për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë. Rolin tonë të kësaj e treguam edhe njëherë si pioner në zgjidhjen e krizës globale të drithit. Anija e mallrave ‘Razoni’ që kaloi përmes Istanbulit në fakt ishte një e parë. Pas kësaj në këtë mënyrë në radhë janë rreth 20 anije”.

“Përtej të gjithave Rusia aktualisht thotë se ‘Ne kemi përgatitjen, kemi forcën për të dalë seriozisht. Kur do të ndërmjetësoni për ne?‘ Ministritë tona përkatëse, në radhë të parë ministria jonë e Tregtisë e cila është aktualisht përgjegjësja e këtyre punëve, po punon me shpejtësi për këtë çështje. Kryesisht pas nënshkrimit këtu, përgjegjësi ynë do të rritet edhe më shumë. Rusia tha se ‘Ne kemi shumë mallra, për shembull ne mund të nxjerrim minimalisht 40 tonë mallra”, tha Erdoğan.

Erdoğan në vazhdim tha se “Sigurisht që në këtë proces ka edhe ‘gojë të liga‘ që përhapin thashetheme se Türkiye ka ndaluar anijet. Një gjë e tillë nuk ekziston. Përkundrazi ashtu sikur anija e parë që shkoi në Liban, të gjitha këto anije do të jenë në rrugën e tyre për të shkuar në vendet ku duhet të shkojnë përmes nesh. Për këtë Türkiye do të paraqesë ndërmjetësim në mënyrën më të mirë. Suksesin që arritëm me marrëveshjen në Istanbul do ta vazhdojmë edhe pas kësaj”.

Kategoritë
BotaLajme