“Nuk kam dyshim se do të jetë një simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, tha presidenti Erdoğan.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë ka deklaruar se kjo xhami do të jetë një simbol i lidhjeve miqësore midis Türkiyes dhe Shqipërisë, raporton Anadolu.
“Nuk kam dyshim se (Xhamia e Namazgjasë) do të jetë një simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, tha presidenti Erdoğan.
Së bashku me shtetin, institucionet dhe organizatat joqeveritare, theksoi më tej Erdoğan, “edhe më tej do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë”.
“Nuk duhet të shkëputemi nga vlerat e larta të Islamit, fesë së paqes, nuk duhet t’u lëmë hapësirë grupeve të interesit që shfrytëzojnë fenë e shenjtë për qëllime personale”, tha Erdoğan.
Më tej, presidenti turk iu referua edhe sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza dhe Liban.
“Është detyrim i ndërgjegjshëm për të gjithë ne që të qëndrojmë përballë terrorizmit shtetëror që zbaton Izraeli”, theksoi Erdoğan.
Sipas presidentit Erdoğan, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke sulmuar Libanin së fundmi, ka treguar sërish se “nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon”.
“I bëj thirrje edhe një herë të gjithë botës së ndërgjegjshme, veçanërisht muslimanëve, që të marrin një qëndrim të përbashkët kundër agresionit të Izraelit”, apeloi presidenti turk.