Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelenskyy

Presidenti Erdoğan potencoi se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj kontributi të nevojshëm për zgjidhjen e luftës me rrugën e negociatave paqësore

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutua për zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Gjatë bisedës Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij të madhe që kanë përfunduar me sukses shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës për të cilin ata kanë punuar prej kohësh.

Ai bëri të ditur se marrëveshja për eksportimin e drithit të Ukrainës përmes Detit të Zi ka funksionuar dhe se një qëndrim i ngjashëm mund të paraqitet edhe në aspektin e Centralit Bërthamor Zaporizhzhia për të cilin ende është i vlefshëm propozimi për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e nevojshëm në drejtim për ngritjen e një zone të pastruar nga ushtarët përreth centralit.

Erdoğan tha se mbajtja e referendumeve të njëanshme në disa rajone të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin rus mund të vendosin në vështirësi përpjekjet për rigjallërimin e procesit diplomatik. Presidenti Erdoğan potencoi se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj kontributi të nevojshëm për zgjidhjen e luftës me rrugën e negociatave paqësore.

Kategoritë
BotaLajme