Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyy-n

“Mund të formohet një komision për të hetuar në mënyrë të detajuar shpërthimin në digën Kakhovka”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë.

Në bisedë presidenti Erdoğan ka thënë se me pjesëmarrjen e ekspertëve të palëve ndërluftuese, OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Türkiye-n, mund të formohet një komision për të hetuar në mënyrë të detajuar shpërthimin në digën Kakhovka.

“Në këtë mënyrë si Türkiye jemi të gatshëm të bëjmë më të mundurën tonë”, tha presidenti Erdoğan i cili shtoi se mund të ndiqet edhe mënyra e negociatave ashtu si në korridorin e drithit.

Presidenti Erdoğan tha se për aq kohë sa konfliktet zgjaten, po aq e pamundur do të jetë edhe parandalimi i humbjeve njerëzore që shënohen çdo ditë. “Për këtë arsye duhet të mbizotërojë mendimi i rikthimit në negociata dhe se do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet për ndërtimin e paqes së drejtë”, theksoi ai.

Kategoritë
BotaLajme