Erdogan:Greqia është shtet vrasës dhe po e kthen Egjeun në një varrezë refugjatësh

Greqia po e kthen Egjeun në një varrezë refugjatësh ,” tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në New York.

Teksa mbante në duar foto të fëmijëve refugjatë të vdekur, të cilët, siç pretendon ai, vdiqën në Egje, kur forcat e sigurisë greke “fundosë varkat e tyre”, ai u bëri thirrje OKB-së, BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar që të “ndalojnë kryerjen e krimeve të tilla kundër njerëzimit”.

Presidenti turk zgjodhi të fokusojë fjalimin e tij te çështja e refugjatëve, duke përfshirë Greqinë në grupin e shteteve autoritare. Presidenti turk e cilësoi Greqinë “shtet vrasës”.
Erdogan tha se Greqia nuk po tregon përgjegjshmëri për refugjatët në kufi Greqi-Turqi në Evros.

Kohët e fundit ka patur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje,

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Kategoritë
BotaLajme