Erdogani e uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë, e konfirmon pjesëmarrjen e Osmanit në Forumin Diplomatik të Antalisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 16 të Pavarësisë përmes një telegrami dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Erdogan tha se ka besimin e plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat sipas tij, e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet në telegramin e urimit të Erdoganit, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Erdogan konfirmoi pjesëmarrjen e Osmanit në Forumin Diplomatik të Antalisë që do të mbahet nga 1 deri më 3 mars të këtij viti.

Kategoritë
LajmeVendi