Erdogani merr përkrahje në balotazh

Kandidati që përfundoi i treti në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, të hënën formalisht i ka dhënë përkrahje presidentit aktual Recep Tayyip Erdogan për garën e balotazhit që do të mbahet më 28 maj

Kandidati për president Sinan Ogan 55-vjeçar, doli si person që mund të vendosë balotazhin, pasi as Erdogan e as lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu, nuk morën shumicën e nevojshme të votave për të fituar garën për president në rundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj.

Ogan, ish-akademik që është mbështetur nga një parti e djathtë ekstreme anti-migracion, fitoi 5.17 për qind të votave në zgjedhjet e 14 majit. Ai mund të jetë vendimtar në balotazhin e 28 majit.

Përkrahja e Oganit erdhi vetëm pak ditë pasi ai pati një takim me Erdoganin në Stamboll.

Erdogan në rundin e parë mori 49.5 për qind të votave, ndërsa Kilicdaroglu 44.9 për qind.

Kategoritë
BotaLajme