Ereniku rrezikon të dalë nga shtrati – qytetarëve të Junikut u bëhet thirrje për kujdes të shtuar

Sikurse shumë komuna të tjera, edhe komuna e Junikut është prekur nga reshjet e shumta të shiut.

Nënkryetari i kësaj komune Besart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që kenë kujdes të shtuar, duke theksuar se lumi Erenik rrezikon të dalë nga shtrati.

“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tofaj.

Kategoritë
LajmeVendi