Erërat rendojnë situatën me zjarret në Bjeshkët e Nemuna, evakuohen tri familje në Shtupeq

Situata e krijuar nga zjarri në Bjeshkët e Nemuna është rënduar ditën e sotme, për shkak të erarëve më të mëdha që po mbretërojnë.

Deri tani në fshatin Shtupeq të Rugovës janë evakuuar tri familje të cilat janë konsideruar të rrezikuara nga zjarri.

Ndërkohë zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë ndërhyre për të fikur zjarrin.

Kategoritë
LajmeVendi