Erëza Vela konfirmon kandidaturën për Kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës

Ekonomistja e njohur Erëza Vela konfirmon kandidaturën për Kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës. Erëza Vela është gruaja e parë që kandidon për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ekonomistja Vela njofton se në tri javët e fundit, në bashkëpunim me biznese dhe ekspertë të ekonomisë, ka përpiluar planin për qeverisje në katër vitet e ardhme.

Ekonomistja Vela në pika të shkurta e përshkruan planin e saj për OEK.

“Plani im ne nje fjali eshte: me i’a hape dyert odes karshi secilit aktere e partnere dhe me e pozicionu ate si oda kryesore ekonomike ne vend dhe zeri me i fuqishem i biznesit ne zhvillim. Kur t’a arrijme kete, OEK do te shendrrohet ne ate qe duhet te jete: institucioni kryesor ne zhvillimin ekonomik te Kosoves”, shkruan ajo në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi