Ermal Krasniqi ftohet te Kosova

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Sipas raportimeve të Kanal 10, Krasniqi është ftuar nga Kosova dhe ai ka anuluar pushimet për shkak të angazhimeve tashmë më Përfaqësuesen.

Përzgjedhësi Alain Giresse ishte kritikuar tash e sa kohë për mos grumbullimin e Krasniqit. Sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e ekipit rumun Cluj, ku ka zhvilluar paraqitje spektakolare.

Gjatë muajit qershor, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian. Më 16 qershor do të pres në shtëpi Rumaninë, kurse tre ditë më vonë do të udhëtojë drejt Budapestit ku do të takohet me Bjellorusinë.

Kosova bënë pjesë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Andorrën e Bjellorusinë, teksa pozicionohet në pozitën e tretë pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Kategoritë
Sport