Është kohë lëvizjesh dhe për të mund të jetë e duhura.
Ernest Muçi besohet se do të largohet nga Turkiye Superlig për ta vazhduar karrierën në Angli, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas po bëjnë çmos që të transferojnë brazilianin Anderson Talisca nga Al-Nassr. por për këtë duhen shpenzime.
Kjo do të thotë se klubi nga Stambolli po mendon të sakrifkojë Muçin dhe po ashtu edhe fantazistin e talentuar turk Semih Kilicsoy, ku deri më tani theksohet se Besiktas ka dy oferta për lojtarin ofensiv të kombëtares shqiptare.Njëra prej tyre besohet se është 15 milionë euro për kartonin, ndonëse nuk jepet emri i klubit që e kërkon, ndërsa tjetra është e Aston Villa e cila jep 12 milionë euro për të dhe 30 milionë euro për Kilicsoy.
“Gjigantët” e Stambollit patën mundësinë të siguronin plot 20 milionë euro për Muçin, nga Aston Villa, në prill të këtij viti, mirëpo pretendonin të fitonin më shumë për një lojtar të cilin e siguruan për vetëm 10 milionë euro nga polakët e Legia Warzaw.
Gjithsesi, rëndësi ka që Muçi ta marrë vesh shpejt fatin e tij në mënyrë që të stabilizohet në ekip, qoftë te Besiktas apo në Premier League, teksa kujtojmë se sezonin e kaluar, Muçi ishte shumë i rëndësishëm për ekipin, në kampionat dhe sidomos në Kupën e Turqisë, trofe që u fitua nga “Shqiponjat e Zeza”.