Escobar: Mali i Zi, anëtari i radhës i Bashkimit Evropian

Eskobar këtë e ka kumtuar në drejtimin e tij online në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Mal të Zi me temën “Lufta në Evropë – ndikimi i saj në Ballkan”.

I deleguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar ka deklaruar se shpreson se Serbia do t’u bashkohet vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në futjen e sanksioneve kundër Rusisë pas formimit të Qeveris së re. Eskobar këtë e ka kumtuar në drejtimin e tij online në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Mal të Zi me temën “Lufta në Evropë – ndikimi i saj në Ballkan”. “Pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë harmonizuar rreth mënyrës që Rusia të paguajë çmimin për pushtimin e Ukrainës përmes sanksioneve, që do të thotë përmes përkrahjes dhënë Ukrainës dhe popullit të saj. Shpresoj se edhe Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do t’u bashkohet sanksioneve pas formimit të Qeverisë, ka theksuar Eskobar. Gjithashtu Eskobar ka deklaruar se Malin e Zi e sheh si anëtar të radhës të Bashkimit Evropian. Ai ka theksuar se është “shumë optimist lidhur me perspektivat e shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim të plotë në BE dhe se ShBA-ja në këtë drejtim do të japin edhe përkrahjen e vetë të plotë.

Kategoritë
LajmeRajoni