Escobar: Plani franko-gjerman s’është për njohje reciproke, por për normalizim

Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme për media ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është për njohje reciproke por vetëm për normalizim të raporteve 

Ai ka thënë se fakti që SHBA-ja e përkrah këtë propozim nuk do të thotë që SHBA-ja nuk beson se rajoni për të qenë i shëndetshëm duhet të kapërcejë ngjarjet e viteve të 90-ta.

Escobar tutje ka thënë se SHBA-ja beson se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën.

“Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por është për normalizim. Por vetëm pse ne e mbështesim këtë propozim në këtë kohë specifike, nuk do të thotë që ne nuk besojmë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të qenë të shëndetshme duhet të dalin nga ngjarjet e viteve 90-ta. Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra tjetrën dhe të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën”, ka thënë Escobar,

Ai ka thënë se arsyeja pse SHBA-ja e ka shtuar fjalën “eventuale” në letrat e fundit të krerëve të shtetit kur flitet për njohjen reciproke është se s’dëshirojnë që ta ndryshojnë draftin e propozimit franko-gjerman, megjithatë specifikon se qëllimi i SHBA-së për atë se çfarë përfundimisht duhet të arrihet në Ballkan Perëndimor s’ka ndryshuar.

“Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur fjalën “eventuale” në letër. Kështu që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk duam të ndryshojmë propozimin evropian. Por nuk ka ndryshuar ajo se çfarë ne duam që përfundimisht duhet të ndodh në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Escobar

Kategoritë
BotaLajmeRajoniVendi