Është aleati më i ngushtë, por Putin ka përgatitur planin që e rikthen atë nën Rusinë

Në qoftë se Moska ka një aleat të besuar në dekadat e fundit pas rënies së Bashkimit Sovjetik, aq më shumë pas 24 shkurtit të vitit të kaluar, kjo është Bjellorusia.

Vendi që ka mbetur praktikisht ende me një organizim të shoqërisë me qasje sovjetike, drejtohet me grusht të hekurt nga Aleksandr Lukashenko, por gjithmonë është parë si një shtet vasal i Rusisë.Por disa media ndërkombëtare, veçanërisht gjermane, kanë përhapur lajmin e ekzistencës të një dokumenti sekret të përpiluar nga Kremlini ku brenda vitit 2030 parashikohet aneksimi i aleatit me më shumë se 9 milionë banorë.Normalisht, formula institucionale e gjetur do të ishte një bashkim i vullnetshëm ku Moska të mbante drejtimin, por në fakt sipas analistëve do të kishim të bënim me zhdukjen e atij shteti, si dhe identitetin kulturor që përcjellMoska dhe Minsku kanë zhvilluar manovra të mëdha ushtarake në Bjellorusi, por për momentin rreziku që trupat ruse dhe bjelloruse që ndodhen aty të kërcënojnë kufijtë e Ukrainas nga veriu duket i shmangur, për momentin.

Kategoritë
BotaLajme