Policia kroate, mëngjesin e sotëm, në një aksion të udhëhequr me urdhër të USKOK-ut, ka arrestuar ministrin e shëndetësisë, Vili Berosh, raportojnë mediat kroate.
Sipas informacioneve jozyrtare, është arrestuar edhe drejtori i Klinikës për Neurokirurgji të Spitalit Sestara Milosrdnica, prof. dr. sc. Krešimir Rotim.
Aksioni ka të bëjë me blerjen e mikroskopëve dualë për neurokirurgji, të cilët, sipas raportimeve, janë paguar me çmime shumë më të larta se zakonisht.
“Arrestimet dhe kryerja e veprimeve të menjëhershme të provave janë rezultat i hetimeve paraprake të kryera nga USKOK-u. Këto veprime po kryhen në Zagreb dhe Skradin në lidhje me disa persona, nga të cilët një është zyrtar i lartë shtetëror, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale të korrupsionit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, USKOK-u do të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm dhe do të informojë publikun në kohën e duhur,” deklaroi USKOK-u.
Sipas informacioneve fillestare, USKOK-u ka kryer këtë mëngjes një bastisje në adresën e banimit të ministrit Berosh. Në shënjestër të hetimeve, përveç ministrit, janë edhe disa mjekë të pozicionuar në nivele të larta, përfshirë drejtorët e disa spitaleve.