Njihuni me Simbën, kecin me veshët më të gjatë që mund të keni parë ndonjëherë.
Bëhet fjalë për veshë kaq të gjatë sa Simba mund të pengohej duke ecur, aq të gjatë sa t’ia lidhësh si fjongo ose thjesht mund ta imagjinonim të fluturonte, njësoj si te filmi vizatimor, “Dumbo”.
Secili nga veshët e kecit është 46 centimetër i gjatë, të cilët varen rreth turirit të saj të vogël dhe tunden nga era.
Simba i përket racës Nubian, që dallohet për veshë të gjatë që e mbajnë trupin në temperatura të freskëta gjatë të nxehtit. Por edhe për racën e saj, veshët janë tejet të gjatë saqë vendosi një rekord botëror kështu që është e pajisur mirë për ditët në vazhdim.
And you thought Dumbo had big ears!
Simba, in Karachi, Pakistan, has the longest ears of any goat in the world, at 46cm.
Photograph: Anadolu Agency/Getty Images pic.twitter.com/wsufF91GLY
— Christian Guthier (@oxford_guthier) June 21, 2022
Kur bëhet fjalë për Pakistanin, ai është vendi i tretë në botë për sa i përket prodhimit të dhive, ku edukohen kryesisht për mish dhe qumësht. Dhitë nubiane prodhojnë qumësht me cilësi të lartë dhe me yndyrë të lartë që mund të pihet ose përdoret për të bërë akullore, kos, djathë dhe gjalpë.