Pasi u njoftua se një burrë u arrestua për hapjen e derës së një avioni të Asiana Airlines, në internet u shfaq një video e ngjarjes.
Një pasagjer i paidentifikuar hapi derën e avionit të pasagjerëve Airbus A321, i cili u ul në aeroportin e Koresë së Jugut, sot herët në mëngjes, por pavarësisht kësaj, pilotët u ulën shëndoshë e mirë. Avioni po fluturonte në një lartësi prej 200 metrash në momentin e hapjes së derës.
Nëntë persona u shtruan në spital për probleme me frymëmarrjen dhe njeriu që hapi derën u arrestua.
Në pamjet e publikuara, pasagjerët shihen të ulur në vendet e tyre ndërsa dyert e avionit janë të hapura gjatë fluturimit.
Në aeroplan ishin 194 pasagjerë.