Sipas të dhënave zyrtare, bilanci tregtar në Eurozonë shënon suficit prej 4.6 miliardë eurosh në shkurt.
Bilanci tregtar i Eurozonës shënoi suficit prej 4.6 miliardë eurosh (5 miliardë dollarë) në shkurt, duke dalë nga deficiti për herë të parë në rreth një vit e gjysmë, njoftoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.
“Zona e euros, për herë të parë që nga shtatori 2021 regjistroi tepricë prej 4.6 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës në shkurt 2023, krahasuar me deficit prej 9.4 miliardë euro në shkurt 2022”, thuhet në deklaratën e Eurostat.
Eksportet e mallrave të Eurozonës në pjesën tjetër të botës u rritën 7.6 për qind në bazë vjetore në 232.7 miliardë euro në shkurt ndërsa importet u rritën me 1.1 për qind në 228.1 miliardë euro.
Tregtia brenda zonës së euros arriti në 224.4 miliardë euro në shkurt, 8 për qind më shumë se një vit më parë.
BE27 pa një suficit tregtar për herë të parë që nga qershori 2021, duke arritur në 4.8 miliardë euro në shkurt.
Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë BE-së ishte 207.7 miliardë euro, duke u rritur me 8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ndërsa importet nga pjesa tjetër e botës mbetën në 202.9 miliardë euro, me një rënie prej 2.8 për qind.