E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, përtej këtij sezoni është në dyshim pas një huazimi të vështirë këtë edicion te Evertoni.
Sipas mediumit The Athletic, Toffees nuk pritet të aktivizojnë opsionin prej 30 milionë funtesh për të blerë të huazuarin e Chelseat, i cili nuk regjistroi asnjë kontribut të vetëm për gol në 10 ndeshje të luajtura.
Megjithatë, trajneri David Moyes është një admirues prej kohësh i Brojës dhe mund të kërkojë ta nënshkruajë atë për një çmim më të lirë.
Në të njëjtën kohë, Chelsea beson se do të ketë ‘interesim të konsiderueshëm’ për 23-vjeçarin shqiptasr dhe nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin me çmim të ulët.
Raporti shton se klubet në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë kanë interes për Brojën, i cili mund të largohet nga Liga Premier nëse nuk realizohet një lëvizje e përhershme në Everton.