Evropa pauzon për 90 ditë kundër-tarifat që kanë qenë duke i përgatitur ndaj SHBA-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka njoftuar se edhe Evropa ka marrë vendim për pezullim 90 ditor të kundër-masave që kanë qenë duke i përgatitur për t’iu përgjigjur SHBA-së, shkruan Express.

Ky vendim i Evropës ka ardhur pasi dje presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA ka vendosur për pezullim 90 ditor të tarifave, përveç Kinës.

Gjatë këtyre 90 ditëve, të gjitha shtetet do të kenë një tarif prej 10 %.

“Ne morëm parasysh njoftimin e Presidentit Trump.Ne duam t’i japim një shans negociatave.Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që panë mbështetje të fortë nga shtetet tona anëtare, ne do t’i vendosim ato në pauzë për 90 ditë”, ka deklaruar Von Der Leyen.

“Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë”, ka shtuar ajo, duke thënë se puna për kundër masat vazhdon.

“Puna përgatitore për kundërmasa të mëtejshme vazhdon. Siç e kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë”, ka përfunduar Von Der Leyen./GazetaExpress/

Kategoritë
BotaLajme