Ish-trajneri italian Fabio Capello mendon se Rodri duhet të fitojë Topin e Artë për atë çfarë po bënë te Manchester City dhe Spanja.
Ish- trajneri i Milanit dhe Anglisë, Capello beson se mesfushori i Citizens duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
“Do ta shpërbleja Rodri për paraqitjet e tij në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Euro. Ai ishte më i miri këtë sezon”, deklaroi Capello për Il Corriere della Sera.
France Football zbuloi listën e top 30 Topave të Artë javën e kaluar.
Ai nuk përfshin lojtarë italianë, por yjet e Interit, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu janë të përfshirë, ashtu si edhe asi i Atalantës, Ademola Lookman.