Fabrika e Volkswagen-it në Ballkan mund të ndërtohet në Serbi

Sipas njoftimeve të mediave gjermane, Kompania gjigante Volkswagen do të marrë një vendim për vendndodhjen e fabrikës së saj të re në tetor të këtij viti.

“Volkswagen ka vendosur të nisë negociatat konkrete për një fabrikë të re të prodhimit të shumëfishtë në Evropë, me vendet e mbetura potenciale”, deklaroi kryetari i bordit Herbert Diess.

“Vendimi u mor në takimin mbikëqyrës të majit, në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Volkswagen në Berlin”, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të kompanisë.

Agjencia e lajmeve në Gjermani, DPA njoftoi në prill se Volkswagen ka ngushtuar zgjedhjen e destinacioneve të mundshme për një fabrikë të planifikuar të makinave të reja në Bullgari dhe Turqi. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë Rumania dhe Serbia, ku sipas ish-drejtuesve te këtij kompanie, me shume gjatas Volkswagen për ndërtimin e fabrikës se re do të preferoj Serbinë dhe kjo falë marrëdhënieve të mira mes dy shteteve që janë duke u përmirësuar viteve të fundit, transmeton bloomberg.

“Oliver Blume tani është gjithashtu i ngarkuar me grupin prodhues dhe kohët e fundit u bë përgjegjës për Cilësinë e Grupit. Ai është duke përgatitur përzgjedhjen e vendndodhjes për fabrikën e re ‘multibrand’ që përmenda më parë”, theksoi Diess, përcjell albinfo.ch.

Në nëntor, Diess tha se kompania po kërkonte një vend për një fabrikë “multibrand” prej 1.6 miliardë euro, që pritet të fillojë prodhimin pas vitit 2022. Kompania planifikon të lëvizë prodhimin e Skoda Karoq dhe Seat Ateca SUVs në fabrikën e re, e cila do të punësojë 5.000 persona, nga uzina e Kvasiny në Republikën Çeke.

Sipas njoftimeve të mediave, Volkswagen do të marrë një vendim për vendndodhjen e fabrikës së saj të re në tetor. Gjasat që Volkswagen të vijë në rajon janë shumë të mëdha. Në rast se gjigandi botëror do të vendosë të vijë në Ballkan, përfitues nuk do të ishte vetëm vendi ku do të ndërtohej fabrika por të gjitha vendet e tjera të rajonit. Rritja e konkurrencës do të ishte avantazhi më i madh për vendet e rajonit.

LEXO EDHE: Kompanitë të njohura gjermane investojnë me miliarda euro në Serbi, Vuçiq falënderon Merkelin

Kategoritë
BotaLajme