Familja në tribunë, reagimi i Messit pasi sheh festën e familjarëve (Video)

Familja e Lionel Messit ka udhëtuar drejt Katarit dhe po ndjek nga afër Argjentinën.

Gruaja e tij, Antonella, tre djemtë e tyre, Mateo, Ciro dhe Thiago, si dhe pjesa tjetër e familjes, u çmendën kur “Leo” hapi rezultatin ndaj Australisë.

Pas ndeshjes dhe paranjë gazetar argjentinas i tregoi atij pamjet e festimeve të të njerëzve të tij dhe Messi e shikonte me një buzëqeshje të madhe.

Antonella Roccuzzo ishte veshur në mënyrë identike me djemtë e saj, me fanellën blu të errët të Argjentinës dhe ’10’ të bashkëshortit të saj.

Kategoritë
Sport