Faruk Tahiri: Qysh mundet Kf Liria si biznes të përfitojë mjete sikur Ojq

Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren sot gjatë seancës së Kuvendit Komunal ka ngritur çështjen e Klubit Futbollistik Liria i cili është privatizuar disa muaj më parë, ku ata kanë përfituar subvencione nga Komuna e Prizrenit përkatësisht nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Tahiri ka kërkuar llogari nga kryetari i Prizrenit që të sqarojë këtë çështje pasi që mjetet nga subvencionimi ndahen vetëm për organizata jo-qeveritare e jo për biznese private

”Po më intereson këto mjete që jepen nga subvencionimi a po jepen pronarit të klubit Liria apo ojq-së Liria, kam marrë shumë ankesa edhe nga futbollistët, është keq që nuk e kemi të rregulluar këtë me statut, pse Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe sportit i jep subvencione klubit Liria e cila më tash është privatizuar” tha Tahiri

Kategoritë
LajmeVendi