FAST Kosova arreston një shtetas turk, po kërkohej ndërkombëtarisht për mashtrim financiar

Policia e Kosovës, njësia FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

I arrestuari po kërkohej nga Turqia për vepra të rënda të mashtrimit financiar.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar.”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore.

Kategoritë
LajmeVendi