FC Ballkani arkëton 500 000 euro pas fitores së sotme

Ballkani shënoi fitore historike sonte kundër Sivasspor me rezultat 3-4 në një ndeshje tejet dramatike të zhvilluar në Turqi, ku goli i fitores erdhi vetëm në minutat e fundit nga anësori, Ermal Krasniqi.

Kampioni në fuqi i Kosovës pas këtij triumfi do të arkëtojë nga UEFA 500 mijë euro.

Golat e fitores për suharekasit i shënuan Armend Thaqi, Arbër Potoku, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.

Me këto tre pikë të arkëtuara tani Ballkani është në vendin e dytë në grup me katër pikë, aq sa kanë edhe Sivasspor dhe Slavia Prague, ndërsa me vetëm një pikë është CFR Cluj.

Kategoritë
Sport