Federata Evropiane e Gazetarëve dënon sulmin në Veri, kërkon arrestimin e përgjegjësve

Kameramani Jetlir Muji është sulmuar sot nga disa persona në Mitrovicën Veriore, pasi, sipas njoftimit të mediumin Insajderi, po xhironte disa serbë, që po e keqtrajtonin një shqiptar.

Për sulmin ndaj Mujit ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve. EFJ kërkon që të arrestohen sulmuesit.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën Veriore, në Kosovë. Autoritetet duhet të ndërmarrin masa dhe të arrestojnë sulmuesit” , thuhet në reagimin e EFJ-së.

Sulmin ndaj kameramanit të Insajderit e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision”, është thënë në njoftimin e AGK-së, teksa më tej, kanë dhënë versionin e mediumi ku Muji punon, rreth sulmit.

“Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës”.

Policia e Kosovës i ka thënë sot Gazetës Express se dy viktima të nacionalitetit shqiptar janë sulmuar në Mitrovicën Veriore.

Kategoritë
LajmeVendi