Federata Shqiptare e Volejbollit e përjashton përjetë trajnerin që e goditi me shuplakë lojtaren e tij

Një incident i shëmtuar dhe aspak sportiv është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos, teksa është duke bërë xhiron e rrjetit. 

Në videon që po shpërndahet me shpejtësi, shihet se trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, teksa kishte marrë një pushim dhe po fliste me ekipin, i qëllon me shpullë njërës prej lojtareve, ndërsa të bërtiturat e tij nuk mungojnë.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Volejbollit e ka përjashtuar përjetë trajnerin.

“Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së”, thuhej në vendimin e FSHV.

Kategoritë
LajmeSport