Fëmija u përplas për vdekje nga skafi në plazhin e Himarës, familja me origjinë nga Tropoja kishte ardhur nga Anglia për pushime në Shqipëri

Familja e fëmijës 5-vjeçar që u përplas për vdekje nga drejtuesi i skafit në plazhin e Potamit në Himarë jetonte jashtë shtetit.

Mësohet se familja e fëmijës që humbi jetën në mënyrë tragjike kishte ardhur nga Anglia për pushime në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se familja është me origjinë nga Tropoja, ndërkohë fëmija ka lindur dhe është rritur në Britani

Drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit./Abcnews.al/

Kategoritë
LajmeRajoni