Fenomeni i rrallë në Durrës, deti tërhiqet për disa metra

Një zbaticë e theksuar është krijuar prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, duke bërë që deti të tërhiqet dhe të krijohet një brez i ri rëre.

Qytetarët e Durrësit që kanë frekuentuar vijën bregdetare këto ditë kanë konstatuar fenomenin duke nisur që nga dita e diel.

Tërheqja e fortë gravitacionale e hënës ka shkaktuar fenomenin natyror, që habit jo pak qytetarët.

Ky fenomen është më i theksuar në këtë periudhë të viti pasi po afrohemi afër datës 21 mars, afër ekuinoksit dhe toka gjatë rrotullimit të saj afrohet më shumë me diellin dhe me hënën.

Por ka dhe nga ata ekspertë që zbaticat e theksuara, i konsiderojnë si pasoja të ngrohjes globale, duke bërë që deti tërhiqet më shumë se në rastet e zbaticave të zakonshme në këtë periudhë, raporton Euronews.

Kategoritë
LajmeRajoni