Gjatë ditës së sotme konsumatorët e rrjetit të shërbimeve IPKO kanë hasur në disa probleme me këtë telefoni.
Ata janë ankuar se nuk po mund të zhvillojnë telefonata e as ta shfrytëzojnë internetin.
Madje në një postim ku IPKO uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit disa komentues kanë reaguar sa i përket këtyre telasheve.
“Jeni të tmerrshëm, asnjë minutë kompensim për problemet e juaja të rrjetit”, ka shkruar një komentues.
Vec edhe interneti me pas me ju bo”, ka komentuar një person tjetër.
“Interneti kaput”, “Spo bon interneti, as linja telefonike! Urime edhe juve, vec përgjigjnu dikush”, ishin disa nga komentet tjera.
Një konsumator ka publikuar edhe një ‘screenshot’ ku shihet se ka kontaktuar disa herë qendrën e thirrjes në IPKO por nuk i është përgjigjur askush.
Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar me kompaninë dhe është në pritje të përgjigjes.