Festë e ”çmendur”, San Marino shënon fitoren e parë pas 140 ndeshjeve, plot 20 vite

Kombëtarja e San Marinos ka festë.

Ata kanë shënuar fitoren e parë në histori në ndeshje kualifikuese, pasi e mposhtën Liechtenstein me rezultat 1-0, në Ligën e Kombeve.

Ishte minuta e 60-të, kur Nicko Sensoli e dërgoi topin në rrjetë, gol ky historik.

San Marino kishte 140 ndeshje apo plo 20 vite pa fitore, e ajo ishte në një miqësore pikërisht kundër Liechtensteinit në vitin 2004, pikërisht me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes futbollistët e San Marinos dhe tifozët e tyre e shijuan në maksimum fitoren, duke festuar sikur të fitonin Kampionatin Evropian apo Botëror.

Kategoritë
Sport