Festivali i filmit dokumentar “DokuFest” thirrje për solidaritet me Turqinë dhe Sirinë

Përgjatë tre ditëve të kësaj jave (14 deri më 16 shkurt) do të shfaqen një sërë filmash, me qëllim që mjetet financiare që do të mblidhen të shkojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 6 shkurtit.

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Kosovë “DokuFest”, i është bashkëngjitur fushatës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Türkiye dhe Siri duke hapur dyert e kinemasë për publikun nga 13 shkurti 2023, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra për media e këtij festivali përgjatë tre ditëve të kësaj jave (14 deri më 16 shkurt) do të shfaqen një sërë filmash, me qëllim që mjetet financiare që do të mblidhen të shkojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 6 shkurtit.

“100 për qind e të ardhurave nga kontributi juaj për shfaqjen e filmave, do të shkojnë drejt organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’, që shërben ushqime të përgatitura nga shefi i kuzhinës për komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe krizave të zgjatura humanitare”, thuhet në njoftim.

Filmat që do të shfaqen gjatë këtyre ditëve përfshinë dokumentarin e filmbërësit turk Cem Kaya, “Love, Deutschmarks & Death”, filmat e metrazhit të shkurtër “Në mes” dhe “Pa vend” nga Samir Karahoda si dhe dy dokumentarë të shkurtër të bërë në shkollën e filmit të DokuFestit me tituj “Future is Here”, “Time” dhe “Dedi”.

“Lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që janë lënduar e që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj tragjedie”, përfundon njoftimi i DokuFestit.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, numri i viktimave është rritur në 31.643 ndërsa nga rajoni janë evakuuar 158.165 persona.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş janë regjistruar 2.724 pasgoditje.

Kategoritë
LajmeVendi