Të dielën, Vinicius festoi me miqtë dhe familjen deri në agim. Kjo pasi që MARCA e kishte dhënë lajmin se ai ishte fitues i “Topit të artë”.
Vini u kishte premtuar të gjithë bashkëlojtarëve nga një orë “Rolex” si dhuratë për çmimin e shumëpritur.
Ylli brazilian po ashtu kishte rezervuar një aeroplan luksoz privat me të cilin do të nisej për Paris vetë i 20-ti. Por gjërat ndryshuan rrënjësisht pikërisht në ditën e ceremonisë.
Vini mori lajmin se ai nuk do të ishte fituesi dhe se votat ishin në favor të Rodrit. Festa, dhuratat dhe plani për udhëtim dështuan.
Real Madridi mori vendimin që asnjë përfaqësues i tyre të mos ishte në ceremoni me indinjatën se lojtari i tyre nuk ishte fituesi.