Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar pamje nga punimet e vazhdueshme në Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ky stadium pas rinovimit do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.
FFK-ja thekson se punimet në stadium janë duke u zhvilluar me ritëm të lartë.
“Punët në këtë stadium janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Investitor i punëve në këtë stadium është MKRS”, thuhet në njoftim.