FIFA do t’u paguajë klubeve miliona dollarë për pjesëmarrjen e futbollistëve në Kupën e Botës

Një klub mund të aplikojë për të përfituar 180.000 dollarë për çdo lojtar pjesëmarrës në fazën e grupeve të Kupës së Botës

FIFA do t’u paguajë klubeve të futbollit miliona dollarë pasi lojtarët e klubeve shfaqe në Kupën e Botës 2022 në Katar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Si pjesë e angazhimit të saj për të njohur kontributin që klubet e futbollit japin në organizimin e suksesshëm të Kupës së Botës FIFA, sot FIFA filloi procesin e aplikimit për Programin e Përfitimeve të Klubeve në të cilin 209 milionë dollarë do të shpërndahen për klubet në të gjithë botën”, njoftoi FIFA në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se pjesë e kësaj nisme janë 416 skuadra nga 63 federata anëtare që do të përfitojnë nga kjo shumë.

Një klub mund të aplikojë në këtë program për të përfituar 180.000 dollarë për çdo lojtar pjesëmarrës në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Nëse kombëtarja e lojtarit kalon fazën e grupeve dhe arrin në 1/16 e finales, shuma rritet në 220.000 dollarë. Gjithashtu shuma rritet në 280.000 dollarë për çerekfinalet, 320.000 dollarë nëse kualifikohen në gjysmëfinale dhe 370.000 dollarë për finalen.

Klubi anglez i Premierligës, Manchester City, do të arkëtojë 5,5 milionë dollarë nga Programi i Përfitimeve të Klubeve të FIFA-s për pjesëmarrjen e 16 lojtarëve të tyre në Kupën e Botës në Katar.

Skuadra e La Ligës, Barcelona, do të marrë 4,1 milionë dollarë, ndërsa Manchester United do të marrë gjithsej 3,6 milionë dollarë.

Kategoritë
LajmeSport